Organizimi i brendshëm
Ndërmarrja kryen detyra dhe punë përmes zyrtarëve të lartë, të caktuar me Ligjin për NP dhe Statutin e Ndërmarrjes dhe zyrtarët tjerë të caktuar me këtë Rregullore dhe me vendim të Bordit të Drejtorëve
Në kuadër të Ndërmarrjes mund të formohen sektorë dhe shërbime, varësisht nga lloji, ndërlikueshmëria e punëve dhe numri i të punësuarve, të cilët i kryejnë detyrat dhe punët varësisht nga:
- Struktura e njësive organizative;
- Mënyra e udhëheqjes me njësitë e saj organizative;
- Posti dhe përshkrimi i detyrave dhe punëve;
- Shkalla e përgatitjes shkollore, përvoja në punë dhe aftësitë tjera përgatitore dhe
- Numri i kryesve të punës (ekzekutuesve) nën mbikëqyrje.
Në Ndërmarrjen Publike Lokale “Kuzhina Qendrore” SH.A. Prishtinë, fillimisht struktura organizative e pozitave të punës është si më poshtë:
- Kryeshefi ekzekutiv
- Zyra Ligjore
- Zyra për Marrëdhënie me Publikun
- Zyra e Prokurimit
- Zyra e Auditimit
- Departamenti i Administratës
- Zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve,
- Burimet Njerëzore/Trajnimet
- Arkiva
- Teknologjia Informatike
- Siguria në punë,
- Logjistika
- Departamenti i Prodhimit
- Kuzhinieri
- Ndihmës kuzhinieri
- Stafi mbështetës (Serviruese dhe Enëlarëse)
- Departamenti i Furnizimit dhe Distribuimit
- Sektori i Furnizimit
- Faturimi
- Kontrolli i furnizimeve (Depoisti)
- Distribuimi
- Kujdesi ndaj konsumatorëve
- Kontrolli i cilësisë
- Sektori i Furnizimit
- Departamenti i Financave
- Zyrtar i Kontabilitetit
- Arkëtarë
- Certifikues
Mënyra e udhëheqjes
Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes është organi më i lartë i Ndërmarrjes, që përmbushë mandatin ligjor me përgjegjësitë e tij në kuadër të përshkrimit sipas Ligjit për NP, Ligjit për Shoqëritë Tregtare, Kodit të Etikës për Ndërmarrjet Publike dhe ligjeve tjera relevante në fuqi.
Të gjithë zyrtarët e lartë dhe stafi tjetër i Ndërmarrjes i kryejnë detyrat dhe punët në mënyrë të paanshme dhe të drejtë duke respektuar dhe duke vepruar në pajtim me ligjin, rregulloret, urdhëresat dhe udhëzimet.
Çdo i punësuar në Ndërmarrje është i obliguar t’i ofrojë Zyrës së Auditimit informata që kërkon në lidhje me auditimin.
Të punësuarit janë të pavarur në punën e tyre, ata udhëheqin procedura dhe marrin vendime në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore që kanë.
Të caktuarit në detyra dhe punë, mund të kryejnë edhe punë të tjera, për të mirën e përgjithshme të ndërmarrjes, të kërkuar nga udhëheqësi i sektorit ose nga KE, nëse ato nuk janë në kundërshtim me interesin e sektorit të cilit i përkasin.