Pas një periudhe në pushim me plot argëtim dhe aventura të vegjlit e kopshteve në Prishtinë ju rikthen shtëpive tyre të dytë. Është koha ku ata do të takojnë miqtë e tyre, do të mësojnë gjëra të reja dhe do të zbulojnë botën përmes lojës.
Në ndërmarrjen tonë, mirëqenia dhe shëndeti i fëmijëve të këtyre kopshteve është prioriteti ynë kryesor. Prandaj kemi përgatitur një meny të pasur dhe të balancuar që do të ndihmojë të vegjlit të rriten të fortë dhe të shëndetshëm.
Çdo ditë, fëmijët do të shijojnë një shumëllojshmëri të ushqimeve të freskëta dhe ushqyese, të përzgjedhura me kujdes për të përmbushur nevojat e tyre ushqimore. Ne gjithashtu jemi të kujdesshëm për të plotësuar nevojat individuale të çdo fëmije, duke marrë parasysh alergjitë ushqimore dhe preferencat e veçanta.
Ku’zina ju uron të vegjëlve tanë: “Suksese në çdo lojë, çdo mësim dhe çdo buzëqeshje që do të sjellë ky vit i ri në kopsht!”