Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NPL Kuzhina Qendrore sh.a., në mbledhjen e tretë të tij më radhë ka miratuar më unanimitet të plotë Planin e Biznesit të ndërmarrjes për vitin 2023.
Plani është hartuar dhe miratuar duke respektuar të gjitha afatet ligjore që rregullojnë këtë çështje. Plani si i tillë paraqet objektivat zhvillimore të ndërmarrjes për vitin e vijues.
Plani i biznesit është dokument strategjik i zhvillimi financiar të ndërmarrjes, përmes të cilin përcaktohen objektivat dhe harta e zbatimit të projekteve që ndikojnë në krijimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes. Bazuar në nenin 30 të Ligjit për ndërmarrje publike, deri më 31 Tetor të çdo viti kalendarit, çdo ndërmarrje publike, pavarësisht, a i takon nivelit lokal apo qendror është e obliguar që të përgatisin Planin e Biznesit për vitin e ardhshëm kalendarik. Plani, se pari duhet t’i dorëzohet për miratim Bordit të Drejtorëve. Pas miratimit, Plani i Biznesit, për qellim të informimit vetëm, i dorëzohet Komisionit Komunal të Aksionarëve.
Plani i Biznesit, analizon së paku, çështjet si në vijim:
- një përshkrim të synimeve afariste dhe financiare të cilat synohen të arrihen nga NP si dhe orarin për realizimin e tyre;
- mënyrat e zgjedhura për arritjen e këtyre synimeve;
- përcaktimin e shpenzimeve të përgjithshme për ushtrimin e veprimtarisë si dhe mënyrës për financimin e shpenzimeve;
- veprimet të cilat duhet të ndërmerren për arritjen e synimeve; dhe
- detyrimet e ndërmarrjes karshi konsumatorëve dhe publikut.
Plani i Biznesit i NPL Kuzhina Qendrore sh.a. raportues në vete përmban informata të thukëta sa i përket ndërmarrjes. Plani flet për misionin dhe vizionin e saj si dhe paraqet objektivat zhvillimore për periudhën në vijim. Plani nuk le pa përmendur edhe zhvillimet e brendshme në ndërmarrje, veçmas tek respektimi i për përgatitjen, dërgimin dhe shërbimin e shujtave për Institucionet parashkollore dhe për familjet më gjendje të rend sociale.
Plani përfshinë punën e të gjitha departamenteve të ndërmarrjes dhe aty paraqiten të gjitha veprimet që janë bërë. Jepet një pasqyrë e aktiviteteve që kanë ndodhur në administratën e ndërmarrjes. Plani shpërfaqe edhe lëvizjet financiare që pritet të bëhën në ndërmarrje në vitin vijues. Aty paraqitet tendenca pozitive e rritjes së ndërmarrjes.
Përshkruhet aktiviteti i shtuar i Zyrës së Prokurimit. Sa i përket buxhetit të ndërmarrjes, plani tregon se ka një trend pozitiv të të hyrave, çka do i siguroj ndërmarrjes një stabilitet solid në kryerjen e të gjitha obligimeve të mëhershme apo të krijuara gjatë kësaj periudhe.
Plani prezanton qëllimin e ndërmarrjes që të jetë një ndërmarrje publike e suksesshme, e qëndrueshme financiarisht, me synim të zgjerimit të investimeve të reja kapitale në kapacitetet prodhuese e shërbyese në gastronomi, investimet kapitale në industritë ndërlidhëse prodhuese (ushqimore), të arrij kapacitetin maksimal prodhues në fushën e industrisë ushqimore dhe të bëhet faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik lokal.
Analiza e tregut e ndërmarrjes është fokusuar në krijimin e një produkti cilësore të pranueshëm dhe të përballueshëm financiarisht nga qytetari ynë. Në këtë pikë të gjitha planifikimet dhe orientimet tona janë që të jemi adresa e parë e çdo qytetari.