KRYESHEFI EKZEKUTIV

Asdren Osaj

Profesioni: Ekonomist

Përvoja e punës:

Ka mbaruar studimet themelore në fushën e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës në Drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.

Pas mbarimit të studimeve ai ka vazhduar shkollimin in formal në fushën e politikes, duke u certifikuar në trajnime si Raportimi për Unionin Europian, Studime Politike. Aktivitete këto te zhvilluara nga Prishtina Institut for Political Studies, European Integration Office and FES etj.

Osaj, nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike është certifikuar për Trajnimin e Trajnerëve në fushën e Ndihmës Shtetërore.

Nw vitin 2020 ai ka mbaruar studimet master në fushën e Ekonomisë pranë Kolegjit Riinvest në Prishtine më një sukses te lartë.

Që nga viti 2003, z. Osaj  është përfshirë në tregun e punës si gazetarë për sektorin ekonomik në Gazetën “Bota Sot”.

Pas vitit 2005, ai ka ushtruar aktivitetin si gazetar në Agjencinë e Lajmeve “KosovaLive” deri në vitin 2007.

Detyrën si këshilltar i CDF në institucionet komunale, por edhe si menaxher i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prishtinës e ka zhvilluar nga viti 2008 deri 2013.

Gjatë kësaj kohë gjithashtu ka ligjëruar lëndë ekonomike pranë shkollës së mesme ekonomike në Prishtinë.

Ka përvojë në menaxhimin e projekteve dhe kërkim hulumtimit te politikave.

Ai ka qenë pjesë edhe në pozita të tjera të larta brenda institucioneve të shtetit të Kosovës, duke filluar nga Ministria e Financave, shef kabineti dhe si këshilltar politik, zëvendës kryesues i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, anëtarë i Bordit në NPL Termokos, Kryesues i Komisionit të Auditimit, anëtar i Bordit në Parkun e Biznesit ne Drenas.

Nga Janari 2022 ai ushtron pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL Kuzhina Qendrore  sh.a.