Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes Kuzhina Qendrore Sh.A – Prishtinë, ka pranuar me shqetësim
lajmin në lidhje me siç e kanë quajtur ky këshill “Përkeqësimin e ushqimit për fëmijët e
kopshteve publike në Prishtinë“.
Në mbledhjen urgjente të Bordit të Drejtorëve të mbajtur me datë 02.10.2023, temë diskutimi e kishim pikërisht adresimin e këshillit. Kështu, Bordi ka analizuar në detaje lajmin dhe kemi
mbledhur informacionet e nevojshme nga Kryeshefi Ekzekutiv për hipotezat e ngritura të cilat aspak nuk qëndrojnë. Ne si ndërmarrje kemi mbi supe përgjegjësinë më të lartë atë të ushqimit të
fëmijëve tanë; nga kjo rrjedhë që angazhimi ynë si ndërmarrje është maksimal dhe i përpiktë, konform rregullave të ushqimit duke u bazuar edhe në analizat e IKSHPK-së, si dhe menynë e
përpunuar nga Nutricionistë profesional të cilët e kanë dhënë maksimumin e tyre për finalizimin e një menyje të pasur me vlera të larta ushqyese.
Ne, në asnjë rast nuk ka ndodhur që ndërmarrja të ofrojë ushqim të dobët apo të mangët për fëmijët e kopshteve publike. Vazhdimisht dhe çdo ditë ushqimi kontrollohet si dhe vërtetohet
sasia e dërguar në bazë të regjistrave të cilat pranohen nga kopshtet publike si dhe nga ato me bazë në komunitet. Ndërmarrja, gjithashtu ka kontakte ditore dhe të rregullta me përgjegjëset e
kopshteve publike dhe çdo herë aplikon anketa në lidhje me cilësinë e ushqimit për fëmije, duke marrë parasysh që puna jonë afekton për sigurim të ushqimeve sa më cilësore për të ushqyer
fëmijët tonë nëpër ҁerdhe.
Ne e kundërshtojmë ashpër lajmin e publikuar dhe të pabazuar pa asnjë analizë, duke u bazuar në anonimitete të cilat synojnë që me tendencë t’i hedhin ndërmarrjes imazh jo të mirë, kurse
ndërmarrja tashmë dita ditës është duke dëshmuar realizim të suksesshëm duke i kaluar edhe pritshmëritë tona.
Ne i ftojmë anëtarët e Këshillit që të vizitojnë ndërmarrjen dhe të njëjtit madje edhe t’i shijojnë ushqimet tona që dërgohen tek fëmijët dhe të vlerësojnë personalisht cilësinë e ushqimit.
Vend për përmirësime, ka, por lajmet e tilla pa analizë dhe pa asnjë informacion se si operon ndërmarrja, krijojnë huti publike dhe të njëjtat i shërbejnë individëve që synojnë devijimin e së
mirës e cila është interes publik i vendit.