Për të moshuarit tanë

Ku’zina që nga muaji Mars ka filluar shërbimin me shujta të nxehta për shtëpinë e pleqve në Prishtinë. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës përkatësisht me Drejtorin e Mirëqenies Sociale Ku’zina ka arritur që të përpiloj një meny e cila ju përshtatet moshës së tyre po ashtu të pasur me vlera ushqyese.

Pleqëria është një proces natyror i cili nuk mundet të ndërpritet, ne po mundohemi që me ushqim të rregullt ata të kalojnë një pleqëri sa më të shëndetshme. Këtë e kemi arritur deri me tani në bazë të komenteve që po i marrim çdo ditë nga vetë të moshuarit banorë të shtëpisë së pleqve.

Për planifikim të rregullt të ushqimit të personave në moshë, rekomandohen norma dhe standarde varësisht nga gjendja e përgjithshme shëndetësore. Që të plotësohen nevojat për kalori, elemente ushqyese dhe mbrojtëse, ushqimin e kemi kombinuara me rregulla duke përfshirë sa më shumë prodhime ushqimore. Planifikimi i këtillë i të ushqyerit ka të bëjë me faktin se asnjë prodhim ushqimor nuk përmban të gjitha elementet ushqimore dhe mbrojtëse në sasi të nevojshme. Prandaj, është shumë me rëndësi që ushqimi të planifikohet me sa më shumë prodhime ushqimore.

Ne jemi kujdesur që ushqimi i përditshëm të përmbajë sa më shumë prodhime prej 7-të grupeve, ku këto prodhime janë planifikuar në disa vakte dhe midis tyre janë planifikuar pije ose fruta.