Bordi i drejtorëve të ndërmarrjes Kuzhina Qendrore në mbledhjen e 8 të rregullt ka votuar më unanimitet të plotë Rregulloren për mirësjellje dhe etikë si dhe Rregulloren për trajnim të stafit. Në këtë mbledhje anëtarët e bordit janë njoftuar edhe për ecurinë e punëve në ndërmarrje, projektet në vazhdim si dhe për gjendjen financiare.
Rregullorja për mirësjellje dhe etike ka për qëllim të përcaktojë kornizat e një ambienti etik, profesional dhe të mirë organizuar të punës, të vendosë rregullat e sjelljes së të punësuarve në NPL “Kuzhina Qendrore” sh.a. në Prishtinë sipas standardeve të kërkuara, t’i ndihmojë ata për arritjen e këtyre standardeve, dhe të vërë në dijeni publikun për sjelljen që duhet të ketë i punësuari i kësaj ndërmarrjeje.
Dispozitat e kësaj rregulloreje janë të detyrueshme për të gjithë të punësuarit në Ndërmarrje për sa kohë nuk parashikohet ndryshe në dispozita të tjera ligjore.
Dispozitat e kësaj rregulloreje përbëjnë detyrim edhe për personat e punësuar nga organizatat private, që kryejnë shërbime për ndërmarrjen, punonjësit/ekspertët të cilët janë të kontraktuar nga ndërmarrja për kryerjen e një shërbimi të caktuar (marrëveshjet për shërbimet e veçanta), si dhe për praktikantët.
Ndërkohë, Qëllimi i Rregullores për trajnimin e stafit është sigurimi i një vije sa me efektive dhe korrekte të përzgjedhjes dhe financimit të trajnimeve të personelit të NPL Kuzhina Qendrore, dhe pjesëmarrjes po ashtu, me synim final, ngritja sa më profesionale e këtij stafi.
Kjo rregullore përcakton rregullat, kushtet dhe procedurat e përzgjedhjes dhe financimit të trajnimeve për personelin e ndërmarrjes.
Dispozitat e kësaj rregulloreje janë të detyrueshme për të gjithë të punësuarit në ndërmarrje për sa kohë nuk parashikohet ndryshe në dispozitat tjera ligjore.
– RREGULLORE PER TRAJNIM TE STAFIT
– RREGULLORE PER MIRESJELLE DHE ETIKE