Bordi i drejtorëve në mbledhjen e rregullt të tij, ka miratuar Rregulloren për vlerësimin e rezultateve në punë për të punësuarit e NPL Kuzhina Qendrore.
Kjo Rregullore përcakton kriteret dhe procedurat për vlerësimin e rezultateve të punës të të punësuarve në ndërmarrje, përgjegjësitë e pjesëmarrësve në procesin e vlerësimit të rezultateve të punës, dokumentacionin për realizimin e vlerësimit të rezultateve të punës.
Vlerësimi i rezultateve në punë, është procesi i vlerësimit të realizimit të objektivave të punës për çdo të punësuar si dhe vlerësimi i aftësive të të punësuarve në kryerjen e detyrave. Shërben për të marrë vendime objektive në lidhje me periudhën e provës, ngritjen në detyrë, përmirësimin e raporteve në mes të udhëheqësve dhe bashkëpunëtorëve, përmirësimin e kushteve për punë si dhe përcaktimin e nevojave për trajnim dhe zhvillimin profesional e të punësuarve si dhe çështje të tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe që ndikojnë në rezultatet dhe sukseset e të punësuarit në punë.
Sipas rregullores, të punësuarit e NPL Kuzhina Qendrore do të vlerësohen për punën e tyre në periudha të ndryshme, një mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe një vjeçare.
Ndërkohë, Bordi ka kërkuar nga menaxhmenti i ndërmarrjen, që me qellim të rritjes se efikasiteti në punë, të fillohet më riorganizimin e personelit të ndërmarrjes që janë të angazhuar nëpër Institucionet parashkollore.