Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Kuzhina Qendrore në mbledhjen e 6 të tij ka miratuar më unanimet të plotë Raportin Tremujorë të punës së ndërmarrjes, ndërkohë që ka aprovuar edhe Rregulloren për Përgjegjësin Disiplinore dhe Materiale.
Bazuar në Ligjin nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, neni 31 paragrafi 31.1, brenda 30 ditëve pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik, zyrtarët e NP-së do të përgatisin dhe dorëzojnë në Bordin e Drejtorëve një raport për tremujorin e sapo përfunduar.
Raporti i NPL Kuzhina Qendrore sh.a. për periudhën raportues në vete përmban informata të thukëta sa i përket ndërmarrjes, historisë së krijimin. Flet për misionin dhe vizionin e saj si dhe paraqet objektivat zhvillimore për periudhën në vijim.
Raporti përfshinë punën e të gjitha departamenteve të ndërmarrjes dhe aty paraqiten të gjitha veprimet që janë bërë. Jepet një pasqyrë e aktiviteteve që kanë ndodhur në administratën e ndërmarrjes, siç është transferimi sipas marrëveshjes më Komunën për transferimin e një numri të punëtorëve. Pasqyrohet të dhëna rreth kontakteve të përditshme më partnerët tanë, siç janë Institucionet Parashkollorë Publike dhe ato më bazë në komunitet.
Raporti shpërfaqe edhe lëvizjet financiare që janë bërë në ndërmarrje nga 1 Janari deri më 31 Mars 2022. Aty shihet që ndërmarrja ka pasur në vazhdimësi një trend rritës dhe ka pasur tendencë të dërgimit të shujtave sipas porosive edhe tek operatorët e tjerë, pra jo vetëm tek sektori publike.
Ndërsa me miratimin e Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, ndërmarrja synon që të siguroj, që të gjithë punonjësit e NPL Kuzhina Qendrore sh.a. të respektojnë obligimet e punës, parimet e mirësjelljes dhe standardet me të larta të etikës, në atë mënyrë që veprojnë në përputhje me interesat dhe vlerat themelore të punëdhënësit.