Komisioni Komunal i Aksionarëve i ndërmarrjes publike lokale Kuzhina Qendrore sh.a., në mbledhjen e dytë të mbajtur ka miratuar plotësim ndryshimet në Statutin e Ndërmarrjes. Në këtë mbledhje u votua edhe plotësim ndryshimi i Aktit të Themelimit.
Plotësim ndryshimi i Statutit dhe Aktit të Themelimit të NPL Kuzhina Qendrore ka ardhur pas ndryshimeve që kanë ndodhur në hierarkinë udhëheqëse të ndërmarrjes.
Komisioni në këtë mbledhje pas shqyrtimit të këtyre dokumenteve konstatoi se këto dokumente janë të domosdoshme për funksionimin normal të ndërmarrjes dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për punë në ndërmarrje.
Të dy dokumentet u votuan me unanimitët të plotë të anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve, me kushtit që në këto dokumente të përfshihen edhe disa komente dhe plotësime ligjore.
Komisioni Komunal i Aksionarëve është në përbërje të z. Agim Kuleta, këshilltar komunal, Dasmor Durmishi, këshilltar komunal si dhe Donat Lushaku, drejtor i Drejtorisë së Katastrit.