N.P.L “Kuzhina Qendrore” ka pranuar më kënaqësi dhe i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për furnizim me shujta të ngrohta për gjithë personelin mjekësor dhe teknik në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.
Kryeshefi Ekzekutiv Asdren Osaj më këtë rast deklaroi se pikërisht për këtë, bashkë me kryesuesin e Bordit të ndërmarrjes, z. Qendrim Vitija, drejtorin e QKMF-së, dr. Bujar Gashi dhe Koordinatorin e ndërmarrjes, z. Alban R. Berisha, kanë parë nga afër shpërndarjen e shujtave dhe u siguruam që procesi po shkon sipas planit.
“Kuzhina Qendrore” me kapacitetet që ka afron ushqim cilësor dhe të sigurt, e për këtë me meritorët janë stafi, të cilët i falënderoj për këtë angazhim, tha Osaj.