Kuzhina Qendrore, pasuron menynë që ua shërben femijeve

Kuzhina Qendrore ka finalizuar menynë e re ushqimore që u shërbehet fëmijëve në Institucionet Parashkollore në Prishtinë. Kjo është hera e parë që po plotësohet dhe ndryshohet menyja për fëmijët e Institucioneve Parashkollore.

Nē menynë e re kemi pasur pēr qëllim që tē krijojmē meny 4 – javore, si dhe tē ndryshojmē frutat dhe perimet nē bazē tē sezonēs(pranverē – verē dhe vjeshtē dimēr);  Tē pasurojmē menunē me produkte tē reja ushqimore, pērfshirē llojllojshmēri tē drithērave, frutave dhe perimeve dhe tē shtojmē peshkun 1 herē brenda 4 javēsh;

Tē zēvendēsojmē ushqimet me sasi tē lartē tē sheqerit tē shtuar, me alternativa mē tē shēndetshme si dhe tē krijojmē normativē tē re pēr sasinē e kripēs pēr fēmijē; Tē rrisim sasinē dhe tē kombinojmē 2 apo 3 ushqime gjatē zamrēs, nē mēnyrē qē t’i mbajē fēmijēt mē tē ngopur.

Komisioni që ka punuar në hartimin e menysë së re është përqendruar që brenda kësaj menyje të përfshihen elementet bazē tē cilat e bējnē njē mēnyrē tē shēndetshme tē tē ushqyerit, sic janē: Tē gjitha llojet e perimeve – tē gjelbērta, kuqe, portokallta; Frutat – sidomos frutat e plotē; Drithērat – tē paktēn gjysma e tē cilave duhet tē jenē drithēra tē plota(integrale); Produktet e qumështit; Ushqimet e pasura me proteina(pērfshirē mishi pa yndyrē, veza, peshku, fasulet, arrat dhe farat); Yndyra (përfshirë vaji i ullirit, lulediellit, arrat apo farat)

Ushqimi i shëndetshëm pēr fēmijēt ēshtē njē nga faktorēt mē tē rēndēsishēm pēr parandalimin e tē gjitha formave tē kequshqyerjes (pērfshirē nēnushqyerjen, mungesēn e vitaminave apo mineraleve, mbipeshēn, obezitetin dhe sēmundjet jo tē komunikueshme).

Në hartimin e menysë kanë qenë të përfshirë nutricionist, prindër dhe përfaqësues të Institucioneve Parashkollore në Prishtinë.

Menyja e re do të filloj se shërbyeri sa me shpejt që është e mundur dhe kjo do të behet në konsultim më të gjitha palët.