Miratohet Deklarata për Politikën e Kompensimit të Drejtorëve të Bordit të Drejtorëve dhe Zyrtarëve të Ndërmarrjes

Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokal “Kuzhina Qendrore” sh.a. në mbledhjen e tretë për vitin 2022 ka miratuar Deklaratën për Politikën e Kompensimit të Drejtorëve të Bordit të Drejtorëve dhe Zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike “Kuzhina Qendrore” sh.a.

Miratimi i këtij dokumenti bazohet në nenin 20.4 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike nr.03/L-087, e në pajtim me nenet 20.1, 20.2,20.3,20.5 dhe nenin 22 te këtij Ligji, Komisioni i Auditimit të Brendshëm i Ndërmarrjes Publike “Kuzhina Qendrore” sh..a. Prishtinë.

Me këtë deklaratë rregullohet mënyra e kompensimit të Drejtorëve të Bordit të Drejtorëve dhe Zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike ‘Kuzhina Qendrore” sh.a në Prishtinë, lartësia e kompensimit të honorarit themelor për Drejtorët e Bordit të Drejtorëve, lartësia e pagave për Zyrtarët si dhe kompensimet shtesë lidhur me vlerësimin e efektshmërisë dhe stimulimin e performancës gjatë kryerjes së detyrave të punës.

 

Bazë e kësaj deklarate të kompensimit është Ligji për Ndërmarrje Publike dhe Ligji mbi Shoqëritë tregtare.

Deklarata e kompensimi, rregullon në mënyrë të veçantë çështjen e honorarit themelor dhe kompensimet shtesë të Drejtorëve (anëtarëve) të Bordit të Drejtorëve e po ashtu në mënyrë të veçantë rregullon çështjen e pagave dhe kompensimet tjera shtesë për Zyrtarët e Ndërmarrjes Publike.