Komisioni i Menysë i krijuar nga Kuzhina, po mban takimin e tij të parë, duke filluar kështu ciklin e takimeve, qëllimi i të cilave është përgatitja e menysë ushqimorë për fëmijët e institucioneve parashkollore.
Mandati i Komisionit është të analizoj, shtjelloj të gjitha llojet e ushqimeve që u shërbehen apo potencialisht do t’u shërbehen në të ardhmen nga Kuzhina Qendrore.
Komisioni brenda vetës ka mbledh njerëzit me kompetent të fushës.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Asdren Osaj me ketë rast tha se qellim i ndërmarrjes është që të ofroj ushqim sa me cilësor që është e mundur për të gjithë, pa dallim.
Andaj tha ai, është pjesë e përgjegjësisë së këtij komisioni që të nxjerr më të mirën e mundshme në përgatitjen e menysë së gjerë, të pasur dhe cilësore për fëmijët e Institucioneve parashkollore.
Osaj i falënderoj anëtarët e komisionit për pjesëmarrje në këtë komisioni dhe ndërkohë kërkoj nga ta që të jenë në nivelin e përgjegjësisë.