Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore” Sh.A është themeluar me datën 5 Qershor 2019 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Kuzhina Qendrore aktualisht furnizon gjithsej 16 çerdhe, prej te cilave 8 janë publike dhe 8 me bazë në komunitet. Në bazë të kapaciteteve paraprake të Kuzhinës, parashikohet përfshirja e rritjes së numrit të çerdheve me bazë në komunitet prej dy të tilla çdo vit, kurse numri i çerdheve publike do qëndroj i njëjtë përgjatë periudhës së projeksioneve. Andaj, numri i çerdheve për furnizim në vitet e fundit të projeksioneve pritet të arrij në 20 të tilla.
Aktualisht, kuzhina qendrore përgatitë 3 shujta në ditë për afërsisht 2490 fëmijë prej të cilëve 1651 të çerdheve publike dhe 839 fëmijë nga çerdhet me bazë në komunitet si dhe 500 shujta ne dite për 2 qendrat e te moshuarve (Aktash dhe Tophane). Gjatë vitit të parë të projeksioneve, numri i fëmijëve në çerdhe publike do qëndroj i njëjtë përgjatë periudhës 2021-2022.
Ndërsa numri i fëmijëve në çerdhe me bazë në komunitet, pritet të ndryshoj krahas parashikimeve për rritje të numrit të çerdheve, ku secila çerdhe e shtuar do përmbaj mesatarisht 100-150 fëmijë.
Ndërmarrja Publike “ Kuzhina Qendrore “sh.a, me zhvillimet e saja ndër vite ka arritur që të jetë një ndërmarrje e suksesshme në përgatitjen e ushqimit cilësor e të standardizuar për çerdhet dhe institucionet parashkollore publike ne baza ditore. Kuzhina Qendrore ka staf te kualifikuar ne operativ dhe pajisje të sofistikuara në fushën e gastronomisë , duke dhënë përgjegjësi te lartë ne përgatitjen e shujtave për fëmije dhe shpërndarjen ditore të tyre.
Vizioni i Kompanisë
N.P.L “Kuzhina Qendrore “ ka vizion të bëhet sinonim i ushqimit te shëndetshëm në Komunën e Prishtinës , dhe të njihet si shembull i përsosmërisë në ofrimin e produkteve ushqimore për fëmijët, bizneset dhe qytetaret e saj, si dhe duke aplikuar praktika më të mira Evropiane.
Misioni i Kompanisë
Misioni ynë është të vazhdojmë angazhimin për ushqim të shëndetshëm, me cilësi, standarde të larta, shije të mirë dhe çmim të volitshëm.
Qëllimet
Kuzhina Qendrore ka për qellim që të jetë një ndërmarrje publike e suksesshme, e qëndrueshme financiarisht, me synim të zgjerimit të investimeve të reja kapitale në kapacitetet prodhuese e shërbyese në gastronomi, investimet kapitale në industritë ndërlidhëse prodhuese (ushqimore), të arrij kapacitetin maksimal prodhues në fushën e industrisë ushqimore dhe të bëhet faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik lokal.
Objektivat e Kompanisë
Kuzhina qendrore ka këto objektiva:
- Furnizimin e kopshteve publike dhe kopshteve me baze ne komunitet me ushqim të freskët(shujta te nxehta) dhe kualitativ në baza ditore;
- Furnizimin e rregullt me nga një shujtë te nxehte në dy qendrat e te moshuarve dhe te personave ne nevojë (rastet me asistencë sociale) ne Komunën e Prishtinës ( Qendra ne Aktash dhe Qendra ne Tophane)
- Shtimin e shërbimit me shujta ditore në çerdhet e reja te ndërtuara nga Komuna dhe zgjerimi i kapacitetit prodhues;
- Rritjen e numrit te shujtave te nxehta dhe shpërndarjen ne 7 dite te javës , per personat ne nevojë ne dy qendrat aktuale te furnizimit;
- Shtimi i kapaciteteve prodhuese të kuzhinës përmes investimeve të reja kapitale;
- Zgjerimi i bashkëpunimit me institucione publike dhe institucione tjera relevante për furnizime me shujta ditore;
- Zgjerimi i bashkëpunimit me bizneset private për furnizim të rregullt me shujta ditore dhe furnizim me Lende te pare.
Tregu
Ndërmarrja Publike Lokale ‘Kuzhina Qendrore “SH.A, aktualisht si pjese e përgjithshme e tregut ekzistues ka çerdhet në Komunën e Prishtinës dhe synon qe brenda vitit 2022 të rrisë furnizimin me shujta ditore edhe në çerdhet private.
Momentalisht, kuzhina qendrore furnizon gjithsej 16 çerdhe, prej te cilave 8 janë publike dhe 8 çerdhe të tjera me bazë në komunitet. Këto furnizime korrespondojnë me marrëveshje kontraktuale të furnizimit te aprovuar në mes Komunën e Prishtinës dhe NPL Kuzhina Qendrore sh.a. për vitin 2022. Me kapacitet aktuale te prodhimit qe posedon Ndërmarrja , parashikohet rritja e furnizimeve pranë te gjitha institucioneve parashkollore qe do te ndërtohen dhe funksionalizohen nga institucionet komunale.