Për zjarrfikësit tanë

Shërbimi jonë po zgjerohet nga dita në ditë. Ku’zina ka filluar shërbimin edhe për Brigadën e Zjarrfikëseve të Prishtinës.
Kushtet e zjarrfikësve në Prishtinë, si në pjesën tjetër të Kosovës, kanë qenë shpesh një temë shqetësuese për shkak të sfidave me të cilat përballen këta profesionistë
Ne, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kemi filluar shërbimin me shujta të rregullta për zjarrfikësit e kryeqytetit, duke u munduar t’ ju ndihmojmë në përmirësimin e kushteve të punës.
Duke pasur parasysh punën e ndjeshme të tyre dhe rrezikun në punë, me shërbimin tonë, ata po ndihen më të vlerësuar.
Një meny e pasur me vlera ushqyese është një ndihmesë e madhe për zjarrfikësit, të cilët shpesh përballen me situata stresuese dhe kërkojnë energji të lartë, rezistencë fizike dhe përqendrim.
Përkundër këtyre sfidave, zjarrfikësit në Prishtinë tregojnë një përkushtim të madh dhe shpesh herë veprojnë me profesionalizëm dhe heroizëm, pavarësisht kufizimeve me të cilat përballen.