Statuti i ri, identitet i ri
Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Kuzhina Qendrore në mbledhjen e fundit të tij ka miratuar plotësim ndryshimet në Statutin e ndërmarrjes.
Ndryshimet që janë bërë janë ndryshime që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ndërmarrjes dhe në ndërkohë do të paraqesin një identitet të ri të ndërmarrjes.
Me miratimin e Statutit të ri të ndërmarrjes, është ndryshuar edhe emri prezantues dhe përfaqësues i ndërmarrjes nga Kuzhina Qendrore në Ku’Zina.
Me këtë Statut rregullohet pozita juridike dhe përcaktohen parimet themelore për organizimin dhe punën e Ndërmarrjes Publike Lokale KU’ZINA.
NPL Ku’Zina do të jetë e orientuar në përgatitjen e ushqimit të fëmijëve për kopshtet publike, kopshtet me bazë në komunitet, kopshtet private, fëmijët e shkollave të mesme të ulëta dhe personat në nevojë të Komunës së Prishtinës.