Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokal “Kuzhina Qendrore” sh.a. në mbledhjen e dytë për këtë vit me unanimitet të plotë ka miratuar propozim Memorandumin e Bashkëpunimit më Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, që si synim ka shërbimin e shujtave të ngrohta për personelin mjekësor dhe teknik në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.
Me ketë rast, Kryesuesi i Bordit z. Qendrim Vitija tha se angazhimi i ndërmarrjes në ofrimin e shujtave të ngrohta për personelin mjekësor dhe teknik në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, është me e pakta që mundemi të bëjmë ne si ndërmarrje në këtë kohë.
Kryesuesi i Bordit z. Vitija ka kërkuar nga KE që ta nënshkruaj këtë memorandum bashkëpunimi, dhe njëkohësisht obligohet të përcjell implementimin e kësaj marrëveshje