Bordi autorizon KE për nënshkrimin e Memorandumit me QKMF-në

Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokal “Kuzhina Qendrore” sh.a. në mbledhjen e dytë për këtë vit me unanimitet të plotë ka miratuar propozim Memorandumin e Bashkëpunimit më Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, që si synim ka shërbimin e shujtave të ngrohta për  personelin mjekësor dhe teknik në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.

Me ketë rast, Kryesuesi i Bordit z. Qendrim Vitija tha se angazhimi i ndërmarrjes në ofrimin e shujtave të ngrohta për personelin mjekësor dhe teknik në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, është me e pakta që mundemi të bëjmë ne si ndërmarrje në këtë kohë.

Kryesuesi i Bordit z. Vitija ka kërkuar nga KE që ta nënshkruaj këtë memorandum bashkëpunimi, dhe njëkohësisht obligohet të përcjell implementimin e kësaj marrëveshje