Bordi i Drejtorëve, miratoi raportin vjetor të punës

Bordi i drejtorëve të NPL Kuzhina Qendrore në mbledhjen e tij të rregullt të enjtën ka diskutuar dhe miratuar Raportin e Punës për Vitin 2022.

Bazuar në Ligjin nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, neni 31 paragrafi 31.3, ndërmarrja obligohet që të përgatisë dhe dorëzoj Bordit të Drejtorëve një raport vjetor për vitin kalendarik të sapo përfunduar, e në të cilin përshkruhen veprimet e marra, rezultatet financiare të arritura si dhe efektshmeria e përgjithshme në realizimin e caqeve të vendosura në Planin e Biznesit.

Sipas të njëjtit ligj, neni 8, paragrafi 8.2 Komisioni Komunal i Aksionarëve do t’i raportojë Kuvendit Komunal në bazë vjetore mbi performancën e këtyre kompetencave dhe përgjegjësive, si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara. Komisioni Komunal i Aksionarëve do t’i sigurojë të dhëna kuantitative dhe të qëndrueshme publikut dhe Kuvendit Komunal mbi mënyrën e menaxhimit të NP-së përkatëse Lokale në interes të Komunës.

Raporti Vjetor është dokument që reflekton  zhvillimin financiar të ndërmarrjes, përmes të cilin përcaktohen objektivat dhe harta e zbatimit të projekteve që ndikojnë në krijimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes. Ky raport përmbledhë në vete atë që bazuar në nenin 30 të Ligjit për ndërmarrje publike, deri më 31 Tetor të çdo viti kalendarit, çdo ndërmarrje publike, pavarësisht, a i takon nivelit lokal apo qendror është e obliguar që të përgatisin Planin e Biznesit për vitin e ardhshëm kalendarik.

Raporti i hartuar në vijim analizon së paku, çështjet si në vijim:

  • një përshkrim të synimeve afariste dhe financiare të cilat ëshë synuar të arrihen nga NP si dhe orarin për realizimin e tyre;
  • mënyrat e zgjedhura për arritjen e këtyre synimeve;
  • përcaktimin e shpenzimeve të përgjithshme për ushtrimin e veprimtarisë si dhe mënyrës për financimin e shpenzimeve;
  • veprimet të cilat  janë ndërmarr për arritjen e synimeve; dhe
  • detyrimet e ndërmarrjes karshi konsumatorëve dhe publikut.

Raporti vjetor i NPL Kuzhina Qendrore sh.a në vete përmban informata të thukëta sa i përket ndërmarrjes. Raporti flet për misionin dhe vizionin e saj si dhe paraqet objektivat zhvillimore për periudhën në vijim.  Raporti nuk le pa përmendur edhe zhvillimet e brendshme në ndërmarrje, veçmas tek respektimi i Kontratës në shtëpi më Komunën e Prishtinës për përgatitjen, dërgimin dhe shërbimin e shujtave për Institucionet parashkollore dhe për familjet më gjendje të rend sociale.

Raporti përfshinë punën e të gjitha departamenteve të ndërmarrjes dhe aty paraqiten të gjitha veprimet që janë bërë. Jep një pasqyrë e aktiviteteve që kanë ndodhur në administratën e ndërmarrjes. Shpërfaqe edhe lëvizjet financiare që pritet të bëhen në ndërmarrje në vitin vijues.  Aty paraqitet tendenca pozitive e rritjes së ndërmarrjes.

Përshkruhet aktiviteti i  shtuar i Zyrës së Prokurimit. Sa i përket buxhetit të ndërmarrjes, Raporti tregon se ka një trend pozitiv të të hyrave, çka do i siguroj ndërmarrjes një stabilitet solid në kryerjen e të gjitha obligimeve të mëhershme apo të krijuara gjatë kësaj periudhe.

Prezanton qëllimin e ndërmarrjes që të jetë një ndërmarrje publike e suksesshme, e qëndrueshme financiarisht, me synim të zgjerimit të investimeve të reja kapitale në kapacitetet prodhuese e shërbyese në gastronomi, investimet kapitale në industritë ndërlidhëse prodhuese (ushqimore), të arrij kapacitetin maksimal prodhues në fushën e industrisë ushqimore dhe të bëhet faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik lokal.

Raporti vjetori financiar për periudhën Janar – Dhjetor 2022 paraqet gjendjen financiar të ndërmarrjes, shpreh dhe prezanton përformancen e të hyrave dhe të shpenzimeve, pasqyron gjendjen financiare të ndërmarrje në mbyllje të vitit si dhe afarizmin biznesor të ndërmarrjes që do të thotë pasqyron fitimin ose humbjen e realizuar gjatë vitit 2022.

Duke qenë të vetëdijshëm që viti 2022 ka qenë vit jo stabil sa i përket inflacionit, konkludojmë që ndërmarrja ka arritur që me sukses të menaxhoj efektin e inflacionit dhe ndikimin e tij në zërat financiar të saj.

Risia e vitit 2022 ishte nisja e aktivitetit të përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për sektorin privat, i cili si projekt ka nisur në gjysmën e dytë të vitit dhe që ka rezultuar më të hyra shtesë për ndërmarrjen, të cilat janë paraqitur në kapitujt e mëposhtëm.

Analiza e tregut e ndërmarrjes është fokusuar në krijimin e një produkti cilësore të pranueshëm dhe të përballueshëm financiarisht nga qytetari ynë. Në këtë pikë të gjitha planifikimet dhe orientimet tona janë që të jemi adresa e parë e çdo qytetari.