Bordi i drejtorëve miratoj Rregulloren për paga

Bordi i drejtorëve në mbledhjen e 7 të tij në mënyrë unanime ka miratuar Rregulloren për Paga dhe Kompensime të tjera në ndërmarrjen publike lokale Kuzhina Qendrore sh.a.

Përmes kësaj rregullore, rregullohet procedura e pagesës së pagave për punëtor, forma e pagesave të shtesave dhe benefiteve të tjera që jepen nga ndërmarrja. Më miratimin e kësaj rregulloreje është shfuqizuar Rregullorja për Paga dhe Kompensime të tjera e dt. 2 Prill 2021

E rëndësishme në këtë proces është se për herë të parë në ndërmarrje punëtorët do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Kjo do të thotë që punëtorët do të paguhen për punën e njëjtë me koeficient të njëjtë. Rregullorja është në fuqi dhe bazuar në të do të bëhen të gjitha aranzhimet sa i përket pagave dhe çështjeve të tjera që rregullohen më të.

Më shumë informata për këtë rregullore por edhe për të tjerat mund të gjeni në: Rregulloret