Bordi miratoj Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës

Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Kuzhina Qendrore sh.a. në mbledhjen e 4 të tij ka aprovuar me unanimitet të plotë Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të ndërmarrjes.

Miratimi i kësaj rregulloreje nga ana e Bordit bazohet në dispozitat e nenit 95 të Ligjit NR-03/L-212 të Punës, nenit 21, të Ligjit Nr.03/L-087, për Ndërmarrjet Publike, nenit 20 të Ligjit Nr-04/L-111 për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit Nr-03/L-087, për Ndërmarrje Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr 13/2012), dispozitave të nenit 138, 139 të Ligjit Nr-02/L-123, për Shoqëri Tregtare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr-39/2008) dhe nenit 8 pika 3 të Statutit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Kuzhina Qendrore” sh.a.

Qëllimi i kësaj rregullore është të përcaktoj rregullat e organizimit të brendshëm të Ndërmarrjes, përgjegjësitë dhe përshkrimin e detyrave dhe punëve për zyrtarët dhe stafin e punësuar në Ndërmarrje.

Rregullorja hartohet për organizimin e brendshëm të Ndërmarrjes dhe ka këto objektiva:

Të krijojë kornizën e nevojshme rregulluese për të realizuar një funksionim sa më të kontrolluar, efikasitet më të lartë të mundshëm, racionalitet ekonomik dhe efektiv, në kuadër të Ndërmarrjes.

Të krijojë një kornizë e cila i krijon administratës së Ndërmarrjes detyrimin që në punën e saj të respektojë parimet e llogaridhënies, transparencës, hapjes për publikun (qytetarët) dhe aspektin gjithëpërfshirës.

Të mundësojë profesionalizëm dhe qëndrueshmëri në funksionimin e brendshëm të administratës së Ndërmarrjes, të përcaktuara me ligj, me vendimet e autoriteteve administrative dhe dispozitave të tjera ligjore dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës