Bordi miraton Rregulloren për pensionim të parakohshëm

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të NPL Kuzhina Qendrore sh.a. në mbledhjen e parë të rregullt ka miratuar Rregulloren për pensionim të parakohshëm të punonjësve të ndërmarrjes NPL Kuzhina Qendrore sh.a.. Në këtë mbledhje po ashtu bordi ka miratuar edhe Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare të ndërmarrjes.

Rregullorja për pensionim të parakohshëm të punonjësve të ndërmarrjes NPL Kuzhina Qendrore sh.a ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për pensionim të parakohshëm të punëtorëve të NPL Kuzhina Qendrore sh. A

Punëtori/ja i/e ndërmarrjes, nën kushtet e parapara me këtë Rregullore, mund të kërkojë pensionim të parakohshëm, por jo më shumë se 3 vite para afatit të përcaktuar ligjor për pensionim të tij/saj. dhe i njëjti duhet të ketë kontribut në Kuzhinën Qendrore së paku 5 vite pa ndërprerje nga dita e paraqitjes së kërkesës për pensionim.

Ndërsa Rregullorja për përdorimin e automjeteve zyrtare të ndërmarrjes do të zbatohet për të gjitha aktivitetet e të gjithë punonjësve të Kuzhina Qendrore sh.a., të cilët përdorin automjetet zyrtare të Kuzhina Qendrore sh.a.