Kuzhina Qendrore po e zgjeron shërbimin e shujtave të ngrohta edhe në sektor tjerë

Ndërmarrja Publike Lokale Kuzhina Qendrore sh.a. nga dt. 30 Qershor 2022 do të nis përgatitjen, shitjen dhe shpërndarjen e ushqimit për sektor dhe kategori të tjera të shoqërisë. Kuzhina i ka testuar kapacitetet e saja, të cilat kanë treguar se stafi është i gatshëm dhe ka kompetencë për ofrimin e këtij shërbimi.

Aktualisht Kuzhina ofron shërbimin e shujtave të ngrohta për institucionet e edukimit parashkollor, për familjet me kushte të renda ekonomike si dhe për një kompani vendore.

Përmes këtij shërbimi, Kuzhina synon të jetë me afër klientëve, të punësuarve në administratën publike, familjeve, si dhe sektorëve të tjerë që mbledhin rreth vetes numër të konsiderueshëm të t ë punësuarve, siç është sektori i ndërtimit, etj.

E veçanta e kësaj, është së Kuzhina ka kapacitet të ofroj ushqim cilësor, të sigurt dhe të llojllojshëm për familjet kosovare, për çdo eveniment (ahengje) që mund ta organizojnë apo për çfarëdo ngjarje të papritura që mund të përballen.

Të gjitha detajet tjera që kanë të bëjnë më këtë proces, që është risi për ndërmarrjen, klientët tonë të ardhshëm do të njoftohen më kohë.

Synimi i ndërmarrjes është që te jetë pjesë e sofrës së çdo familjeje në Prishtinë.