Miratohet Rregullorja për Marrëdhënien në Punë

Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Kuzhina Qendrore sh.a. në mbledhjen e 4 të tij ka aprovuar me unanimitet të plotë Rregulloren për Marrëdhënien në Punë.

Bordi më propozim të Kyeshefit ekzekutiv, bazuar në nenin 34 të Ligjit 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligin nr. 04/L-111 si dhe në bazë të Statutit të Ndërmarrjes, në mbledhjen e 5 të tij, ka diskutuar dhe miratuar Rregulloren për Marrëdhënien në punë, rregullore kjo e cila i rregullon themelimin e marrëdhënies se punës si dhe i definon të drejtat dhe përgjegjësit si të punëmarrësit ashtu edhe të punëdhënësit.

Përmes kësaj rregullore, ndërmarrja sanksionon diskriminimin në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë rregullore dhe ligjet tjera në fuqi.

 

Si dhe ndalon diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën duke i plotësuar kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në mënyrë adekuate.